Ura më e çuditshme që keni parë (Foto)

Kjo nuk është një slitë, është një ndër urat më interesante por njëkohësisht të çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë.

Fun

19/05/2016 09:06

Kjo urë gjendet në Japoni dhe është rreth 1.7 kilometra e gjatë dhe 11.3 metra e gjerë, transmeton lajmi.net

Kjo urë bënë që edhe shoferët më të mirë e me përvojë të kenë frikë kur kalojnë mbi të.

Thuhet se kur nis veturën nga momenti i parë për të hipur mbi të, duket sikur makina fillon të rrëshqasë nga prapa, apo sikur diçka të tërheq.

Ura njihet me emrin Eshima Ohashi, dhe në të vërtetë është shumë e sigurt.

Lartësia që ka kjo urë, u mundëson edhe anijeve të kalojnë nën të./lajmi.net