Upss! Këtë fustan të Shkendës e kemi parë në trupin e Rihannës

Kanë filluar xhirimet për festat e fundvitit dhe artistët po sjellin këngë të reja.

ShowBiz

12/12/2017 11:26

Padyshim që estrada i kushtojnë shumë rëndësi paraqitjeve në këto xhirime, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Shkenda Dubova gjatë xhirimeve të mbrëmshme kishte veshur një fustan të bardhë i cili pjesën e prapme e kishte shumë të gjatë.

Por, një fustan të ngjashëm e kemi parë vite më parë tek këngëtarja me famë botërore, Rihanna e cila e kishte veshur në vitin 2015 në “Met Gala”.

Fustani i Rihannës ishte krahasuar me vezët e fërguara, madje ato fotografi kishin bërë xhiron e botës. /Lajmi.net/