UP promovon 10 doktorantë të rinj

Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot është mbajtur ceremonia e gradimit të dhjetë kandidatëve në doktorë të shkencave.

Lajme

08/06/2018 16:48

Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga Fakulteti Filozofik, Juridik, Ekonomik dhe ai i Mjekësisë.

Rektori i UP-së,  Marjan Dema theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe UP-në.

“Ju keni arritur deri tek ky moment në sajë të punës dhe përkushtimit tuaj, por edhe falë përkrahjes dhe familjes tuaj. Ju bëtë krenarë familjet e juaja, mësuesit, profesorët dhe mua si të parin e UP-së dhe sot të gjithë ne po i gëzohemi këtij suksesi”, ka thënë Dema.

Ai gjithashtu theksoi se UP është duke punuar fuqishëm që të bëhet avancim në mësimdhënie, mësimxënie, kërkime shkencore por edhe në shërbim ndaj shoqërisë.

 

  1. Shpend Avdiu
  2. Miftar Shala
  3. Fitore Morina
  4. Albana Berisha-Qehaja
  5. Albulena Shala
  6. Drita Kutllovci-Zogaj
  7. Armond Daci
  8. Arben Kutllovci
  9. Kastriot Meqa
  10. Jehona Ahmedi.