UNMIK rishfaqet në Veri

UNMIK është i interesuar që të gjithë liderët e partive të komuniteteve në Veri të organizojnë një proces zgjedhor demokratik. Farid Zarif, nga pjesa Veriore e Kosovës, ftoi të gjithë që të heqin dorë nga aktet e dhunës.

Lajme

10/10/2013 18:03

Shefi i UNMIK’ut. Farid Zarif, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë që të krijojnë kushte për zgjedhje demokratike në Veri të Kosovës.

Zarif, gjatë një vizite pjesës veriore të vendit, ka kërkuar nga të gjitha palët të largohen nga dhuna dhe të respektojnë mendimet e secilit për të nxitur një frymë sa më demokratike

“Duhet një përkushtim i zellshëm që të sigurohen kushte për një proces zgjedhor korrekt dhe të lirë në pjesën veriore të Kosovës. Ka mjaftë hapësirë për optimizëm përderisa do të ketë tolerancë, respekt të ndërsjellë dhe jo akte dhune gjatë fushatës elektorale”, ka thënë Zarif.

“Nuk do të tolerohet asnjë akt kërcënimi apo detyrimi dhe do të dënohet çdo akt jo-demokratik. Gjatë takimeve të mia me liderë nga të gjitha palët, kam parë përkushtimin e tyre”.

“Të gjitha komunitetet dhe liderët e tyre në Veri të Kosovës duhet të mbetën të angazhuar që të kenë sjellje të civilizuara dhe të ndjekin qëllimet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”.