UNMIK dënon sulmin në Veri

Shefi i UNMIK’ut, Farid Zarif, tha se aktet e dhunës dhe frikësimit në Veri të vendit nuk do të tolerohen. Ai bëri thirrje që të bëhet një hetim i shpejt dhe të zbardhet ky rast.

Lajme

14/10/2013 14:13

Shefi i UNMIK’ut, Farid Zarif, dënon ashpër incidentin që ndodhi këtë mëngjes në Veri të Mitrovicës, ku me bombë u sulmua shtëpia e Nebojsa Maric, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shefi i UNMIK’ut bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të plotë për këtë incident.

“Këto akte qyqare të dhunës janë të dënueshme, dhe ato seriozisht rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.

“Unë gjithashtu theksoj se duhet të sundojë ligji dhe se autoritetet duhet të marrin masa për ndalimin e këtyre akteve të dhunës”, shtoi ai.

“Unë personalisht kam marrë garanci nga të gjitha anët për debatin se në Veri të Kosovës aktet ku përdoret forca dhe frikësimi nuk do të tolerohen, dhe për këtë gjë unë drejtohem nga liderët lokalë të cilët duhet të sigurojnë shkallën më të lartë të ndihmës për të zbatuar ligjin. Çdo përpjekje për të dëmtuar dhe devijuar stabilitetin gjatë procesit të zgjedhjeve duhet të trajtohet si çështje e prioritetit më të lartë”.

Shefi i UNMIK’ut u bëri thirrje të gjithëve që kanë informacione për këtë incident të bashkëpunojnë me hetuesit në mënyrë që autorët e drejtësisë të sillen para drejtësisë.

“Këto akte të dhunës duhet të ndalen”.