“Universiteti” i muxhahedinëve në Shqipëri (Video)

Ky është tani ish-universiteti privat, i shndërruar në një kamp për strehimin e muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri.

Lajme

21/02/2016 19:25

Por si jetojnë muxhahedinët në këtë Kamp?

Gratë dhe burrat jetojnë në ambiente të veçuara, çdo lëvizje që ata bëjnë jashtë kampit duhet ta regjistrojnë pranë kësaj zyre ku një prej zonjave mban shënim itinerarin për hyrjet dhe daljet.

Ndërsa këto pamje tregojnë orarin e mbërritjes së ushqimit në kamp ku i njëjti itinerar përsëritet në çdo 3 vakte.

Për muxhahedinët, Shqipëria konsiderohet një vend i vogël me zemër të madhe, ndërsa pas vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, diskutimi publik është ndezur nëse do te vinë 2 apo 3 mijë muxhahedinë.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë shenjë marrëveshjeje publike si nga qeveria shqiptare ashtu edhe nga departamenti i shtetit, ndërsa sipas burimeve të Report TV, aktualisht në Shqipëri, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Golemin, Kavajën, janë afro 860 muxhahedinë të ardhur prej vitit 2012 deri më sot.

YouTube player