Universiteti i Mitrovicës punëson staf me procedura të parregullta

Universiteti i Mitrovicës, Isa Boletini, ka shkelur procedurat e një konkursi për pozitat 'Sekretar i Zyrës Administrative'. Një konkurues ishte ankuar në Komisionin e Zgjidheve të Kontesteve dhe Ankesave në këtë universitet. Ankesa e tij ishte cilësuar si e pabazuar, por ndryshe ka vendosur Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil, duke e cilësuar si të parregull konkursin. .

Lajme

23/03/2015 16:55

Por, njëjtë sikur në këtë universitet, ankesën e Kushtrim Shytit nuk e kishte marrë edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duke e ja aprovuar ankesën.

I njëjti këshill ka marrë vendim që të shfuqizohet vendimi me numër protokolli 1220 i datës 21.11.2014 i Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Universitetin “Isa Boletini” të Mitrovicës, për procedurat e rekrutimit për vendet e lira të punës: “Sekretar i Zyrës Administrative- tre (3) nëpunës, një Sekretar në Fakultetin e Gjeoshkencave, një Sekretar për Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore”, një Sekretar për Fakultetiin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike”, dhe të gjitha vendimet që rrjedhin nga procedura e rekrutimit.

1

2

3

4

5