Universin mund t’a keni në orë të dorës për 333.000 dollarë |FOTO & VIDEO|

Po sikur të ekzistonte një mundësi që t'a bartni universin me vete ngado që shkoni, gjatë gjithë kohës? JO, jo vetëm në mendje por edhe në realizim fizik?

Fun

30/09/2015 16:13

Kompania e produkteve të klasit të parë dhe luksit, Cleef & Arpels ju prezanton ‘Planetariumin e Mesnatës’ me anë të serisë poetike të orëve të dorës. Duke kombinuar forcën teknike dhe saktësinë e dizajnit dhe funksionalitetit.

Ky produkt ka për qëllim të thyej monotoninë në punimin e orëve, duke kombinuar artin e punimit të orëve dhe misterin e astronomisë, për të krijuar një kryevepër unike.

Konstalacioni ‘rrugës së qumështit, diellit, dhe galaksive’ të gjitha të vendosur në një vend. Mekanizmi i kësaj ore është i lidhur me gjashtë planet në orbitë të cilat janë të vendosura rreth diellit, kurse ylli i fatit ka funksionin për të zgjedhur ‘ditën tuaj me fat’.

Por a mund t’a paramendoni se në çfarë çmimi do të mund të rrumbullakësohej e gjithë kjo kryevepër? E nëse mendoni që një të tillë t’a keni edhe ju, përgaituni për të shpenzuar 245.000 dollarë për versionin me 18 karat ari, kurse verzioni me diamante ka çmimin prej 333.000 dollarë. /lajmi.net

Courtesy of Van Cleef & Arpels

Courtesy of Van Cleef & Arpels

YouTube player