Universi siç nuk e keni parë kurrë, 1300 galaksi të pazbuluara (Foto)

Një teleskop i teknologjisë së fundit ka zbuluar 1300 galaksi në një pjesë të vogël të qiellit ku më parë ishin zbuluar vetëm 70.

Fun

17/07/2016 21:58

 

Radio-teleskopi MeerKAAT i Afrikës së Jugut tregoi fuqinë e tij fenomenale ditën e djeshme, duke zbuluar 1300 galaksi në një pjesë të vogël të universit, ku vetëm 70 dihej se ekzistonin.

Imazhet e gjetjeve të fundit u publikuan ditën e sotme. Kontigjenti i plotë i MeerKAT me 64 receptorë do të integrohet vitin e ardhshëm në një tjetër teleskop që pritet të jetë më i fuqishmi në botë.

Fernando Camilo, shkencëtari udhëheqës i vrojtimit në Afrikën e Jugut, tha se imazhet e prodhuara nga MeerKAT janë shumë më mirë nga ç’pritej.