Unitedi vazhdon të thyej rekorde të zeza me Mourinhon

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 përballë West Hamit në ‘Old Trafford’.

Sport

27/11/2016 20:41

Barazimi ndaj West Hamit, ishte barazimi i katërt më radhë për Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’ në kuadër të Premierligës.

Është hera e parë në histori të Premierligës që Unitedi nuk shënon fitore në katër ndeshje radhazi në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Ky është vetëm njëri nga disa rekordet jo të mira që Unitedi ka regjistruar këtë edicion në drejtimin e Jose Mourinhos.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.