Unitedi e gjen në Real Madrid pasuesin e Michael Carrick

Pensionimi i Michael Carrick në fund të këtij sezonit ka bërë që Manchester United të nis të mendojë për pasuesin e tij.

Sport

19/02/2018 19:10

Carrick që në Manchester United është transferuar në vitin 2006, ka njoftuar se ky është sezoni i fundit në futboll, duke paralajmëruar largimin nga ky sport në moshën 36 vjeçare.

Emri i parë që ka dalë në media si pasues i tij, është ai i Toni Kroosit të Real Madridit.

Është Jose Mourinho që e pëlqen shumë lojën e reprezentuesit gjerman, i cili në bazë të stilit të lojë së tij, është ndoshta ndër futbollistët që më së shumti i ngjason stilit të Carrick.

Kroos që në verën e vitit 2014 i është bashkuar Real Madridit, në këto vite ka luajtura gjithmonë në nivele të larta, duke qenë edhe meritor në sukseset e shumta të ‘Los Blancos’ në vitet e fundit.

28 vjeçari ka qenë edhe pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës në Brazil, ku janë shpallur kampion./Lajmi.net/

YouTube player