Unitedi e ‘bllokon’ transferimin e De Geas te Real Madrid

Manchester United janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re portierit David de Geas.

Sport

12/01/2018 20:25

‘Djajtë e Kuq’ sipas ‘The Sun’ po punojnë që të nënshkruajnë një kontratë të re me portierin David de Gea, për të mbajtur larg atij skuadrën e Real Madridit.

Këta të fundit, vazhdojnë të mbesin të interesuar për 27 vjeçarin, që ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2019.

Por, kjo kontratë mund të vazhdohet në ditët e ardhshme, me Manchester Unitedin që do t’i ofrojë deri në 300 mijë funte në javë, për ta bërë lojtarin më të paguar të klubit./Lajmi.net/