Unitedi dhe Chelsea në “luftë” për futbollistin e njohur

Manchester United dhe Chelsea kanë nisur një gare tjetër mes vete, në tregun e transferimeve.

Sport

12/01/2018 18:23

Dy skuadrat e mëdha të Premierligës, kanë nisur një “luftë” mes vete për të siguruar shërbimet e një talenti brazilian.

‘DailyStar’ raporton se Manchester United i Jose Mourinhos dhe Chelsea e Antonio Contes, janë të interesuar të nënshkruajnë me Arthur Melon e Gremios.

Braziliani 21 vjeçar po regjistron paraqitje të mira të Gremio, dhe këtë dimër mund të nis një aventurë të re në ligën më të fortë të futbollit, në Premierligë./Lajmi.net/