Unitedi, 70 milionë euro për Marquinhos

Mbrojtja e Manchester Unitedit edicionin e ardhshëm pritet të jetë edhe më e fortë.

Sport

21/04/2017 16:14

‘Djajtë e Kuq’ sipas ‘Goal.com’, përcjellë Lajmi.net, janë të gatshëm t’ia ofrojnë skuadrës kampione të Francës, PSG-së, deri në 70 milionë euro për mbrojtësin Marquinhos.

Edhe pse vështirë të besohet se PSG do të heq lehtë dorë nga mbrojtësi i talentuar brazilian, Jose Mourinho dëshiron ta josh atë duke ia ofruar deri në 10 milionë euro në vit.

Ardhja e Marquinhos i cili është vetëm 22 vjeçar, do t’i sjellë siguri të madhe Unitedin në mbrojtje për disa sezone, siguri që nuk e ka që nga largimi i Ferdinandit dhe Vidicit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy