United shënjestron Callejonin

Jose Maria Callejon është bërë objektiv i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi spanjoll po tregon formë të shkëlqyeshme me Napolin, por mund t’i bashkohet gjigantit anglez në verë.

Sport

19/04/2014 01:24

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi, të cilin do të mundohet ta gjejë gjatë verës.

Sipas Football Direct News, Jose Maria Callejon është objektivi kryesor i ‘Djajve të Kuq’ për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti spanjoll po shfaq formë të shkëlqyeshme tek Napoli, pasi ishte një rezervist i rregullt në Real Madrid në sezonet e fundit.

Mirëpo, skuadra nga San Paolo vështirë se mund të heq dorë nga futbollisti i krahut spanjoll, Callejon, pas vetëm një sezoni.

Së bashku me Gonzalo Higuain, ai e përbën një sulm të shkëlqyer tek ekipi i Rafael Benitezit.

Në anën tjetër, gjiganti anglez dëshiron ta ketë në dizpozicion një sulmues të tretë cilësor, përpos Wayne Rooneyt e Robin van Persiet.

E ardhmja e Danny Welbeck e Javier Hernandez në Old Trafford është vënë në dyshim.