United po përgatit ofertën për Ronaldon

Tashmë lajmet për një rikthim të Cristiano Ronaldo te Manchester United, janë duke marrë një dimension krejtësisht tjetër.

Sport

08/09/2014 13:43

Në fillim është raportuar se Ronaldo do të rikthehet pas disa sezoneve në United, mirëpo mediat angleze thonë se një gjë e tillë do të ndodhë në fund të këtij sezoni.

CaughtOffside raporton se Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 70 milionë euro, për të siguruar shërbimet e portugezit.

Këto spekulime filluan, pasi Ronaldo disa ditë më parë ka thënë se është duke ëndërruar një rikthim në Old Trafford.

Në vazhdim, pritet të qartësohen gjërat rreth kësaj teme, e cila si duket do të jetë mjaft interesante.