United po bën gjithçka për Sanchezin, ia ofron edhe një numër shumë të rëndësishëm

Manchester United po bën gjithçka për të joshur Alexis Sanchez, që të transferohet në ‘Old Trafford’ këtë afat kalimtar.

Sport

15/01/2018 18:32

‘Djajtë e Kuq’ i kanë ofruar 28 vjeçarit fanellën me numër shtatë, nëse pranon ofertën e tyre, numër ky shumë i rëndësishëm te Manchester United, që në të kaluarën është veshur nga Geroge West, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

United po e bën këtë për të mposhtur në këtë garë edhe rivalët e Manchester Cityt, që prej kohësh janë të interesuar për kilianin.

Përveç fanellës me numër 7, Sanchezit i është ofruar edhe një pagë e majme prej 400 mijë funteve në javë.

Gjithçka pritet të vendosët brenda 24 orëve për të ardhmen e Sanchezit, bazuar në fjalët e trajnerit të Arsenalit, që një ditë më parë tha se në 48 orët e ardhshme do të mësohet e ardhmja e sulmuesit të tij./Lajmi.net/