United përfiton 720 milionë nga sponsori Nike

Manchester United e ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë Nike për dhjetë vjet të tjera. Me këtë rast, ‘Djajtë e Kuq’ do t’i përfitojnë nga sponsori teknik 720 milionë euro në këtë periudhë. Gjiganti amerikan i veshmbathjeve është sponsor i klubit anglez në 13 vjetët e fundit dhe marrëveshja aktuale do të përfundonte këtë…

Sport

10/03/2014 11:40

Manchester United e ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë Nike për dhjetë vjet të tjera. Me këtë rast, ‘Djajtë e Kuq’ do t’i përfitojnë nga sponsori teknik 720 milionë euro në këtë periudhë.

Gjiganti amerikan i veshmbathjeve është sponsor i klubit anglez në 13 vjetët e fundit dhe marrëveshja aktuale do të përfundonte këtë verë, por palët e vazhduan bashkëpunimin, edhe pse klubi i njohur anglez pati oferta edhe nga gjigantët Adidas e Puma.

United do t’i përfitojë 72 milionë euro në vit nga prodhuesi amerikan i veshmbathjeve sportive, që i bie se do ta marrë pothuajse dyfishin nga sa merr Real Madridi nga sponsori i tij, Adidas.

Deri tash, United paguhej nga Nike 28 milionë euro në vit. Është interesante se si palët ranë dakord për një kontratë rekorde në sezonin kur Manchesteri rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin tjetër, pasi ka nëntë pikë më pak se vendi i cili e siguron kualifikimin në këtë kompeticion.