United pas Fabregasit e Cavanit

Manchester United e ka në plan të ‘bombardojë’ gjatë verës. Gjiganti britanik, që e kaloi një sezon mjaft dëshpërues, i ka në listë të blerjeve: sulmuesin Cavani, mesfushorin Fabregas dhe mbrojtësin Shaw.

Sport

24/04/2014 14:13

Manchester United dëshiron ta harrojë sa më shpejtë sezonin dështues, ndër më të dobëtit në historinë e klubit dhe të mendojë për sukseset që synon t’i arrijë sezonin tjetër.

Tabloidi britanik Daily Star shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ ia kanë mësyrë sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Por, sulmuesi uruguaian nuk është i vetmi objektiv i klubit nga Old Traffordi. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Barça e ka në sy edhe objektivin e moçëm, Cesc Fabregas, por edhe mbrojtësin e majtë të Southamptonit, Luke Shaw, që shkëlqeu këtë sezon.