United, ofertë finale për Nainggolan

Sipas lajmeve që po arrijnë nga Italia, Manchester United mund të bëj një transferim sensacional të mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan pak para mbylljes së merkatos së janarit.

Sport

01/02/2015 11:59

Calciomercato ka raportuar se skuadra e drejtuar nga Van Gaal ka dërguar njër ofertë për të transferuar Nainggolanin.

Oferta në fjalë besohet të jetë diku rreth 30 milionë paund, me lojtarin i cili ka pasur një formë mbresëlënse me Romën gjatë këtij sezoni në Serie A.

Përndryshe, ai kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra tjera të mëdha si ajo e Arsenalit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Raportohet se Roma ende nuk i ka dhënë përgjigje Unitedit ofertën që ka bërë për shërbimet e 26 vjeçarit.