United nuk heq dorë nga Bale

Manchester United do të tentojë ta transferojë Gareth Bale në muajin janar.

Sport

01/11/2015 08:55

United janë duke e planifikuar një ofertë prej 90 milionë funtesh për uellsianin, raporton Sunday People.

Bale mbetet synimi kryesor i trajnerit Van Gaal, skuadra e të cilit po ka probleme në shënimin e golave.

Një mënyrë tjetër që mund ta provojnë ‘djajtë e kuq’, për ta sjellë anësorin në ‘Old Trafford’, është shkëmbimi i tij me David De Gean.