United nuk do paguajë 120 milionë për Ronaldon

Mediat angleze janë duke raportuar se Manchester United nuk e ka ndërmend të paguajë një shumë të madhe për të rikthyer Ronaldon në Old Trafford.

Sport

21/09/2014 10:56

The Mail on Sunday raporton se Manchester United nuk do të paguajë 120 milionë funte për të rikthyer Ronaldon në Old Trafford.

“United nuk do të paguajë shumë të madhe parashë për Ronaldon, pasi ai vitin e kaluar e refuzoi këtë skuadër për të rinovuar kontratën me Real Madridin”.

“United do të dëshironte ta rikthente Ronaldon në Old Trafford për shkak të talentit të tij, mirëpo, 120 milionë për një lojtar i cili i mbush 30 vjet në shkurt, konsiderohet si një gjë shumë jonormale”.

“Djajtë janë duke besuar për një transferim të Ronaldos gjatë verës, mirëpo jo për një shumë të madhe parash”, shkruan artikulli i publikuar në Mail on Sunday.