United mendon për shkarkimin e Moyes

David Moyes i ka ditët e numëruara në Manchester United. Sipas mediave britanike, ‘Djajtë e Kuq’ do ta shkarkojnë brenda pak ditësh trajnerin skocez, vendin e së cilit do të zë Ryan Giggs.

Sport

21/04/2014 17:42

Manchester Unitedi po mendon seriozisht për shkarkimin e trajnerit David Moyes.

Sipas mediave britanike, kryesia e ‘Djajve të Kuq’ tashmë e ka marrë vendimin dhe brenda pak ditësh do t’ia kumtojë këtë trajnerit skocez, i cili nuk arriti të bind në sezonin debutues në Old Trafford.

Humbja nga Evertoni mund të jetë fatale për Moyes, i cili konsiderohej si pasardhësi ideal i Sir Alex Fergusonit.

Nën drejtimin e ish trajnerit të Evertonit, United hasi në vështirësi të mëdha këtë sezon, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe duke mbetur jashtë këtij kompeticion edhe sezonin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas mediave britanike, deri në fund të sezonit, United do të udhëhiqet nga veterani uellsian, Ryan Giggs.