United me super-transferim nga Serie A

Sipas Rai Sport, klubi anglez ua ka bërë të ditur Napolit që janë të gatshëm t’ia paguajnë këtë klauzolë.

Sport

25/01/2018 15:30

Manchester United janë gati që ta paguajnë klauzolën e mbrojtësit të majtë të Napolit, Faouzi Ghoulam,e cila shkon në 60 milionë euro.

Algjeriani ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin muajin e shkuar, që e ka edhe klauzolën e re.

Sipas Rai Sport, klubi anglez ua ka bërë të ditur Napolit që janë të gatshëm t’ia paguajnë këtë klauzolë.

Napoli pritet ta zëvendësojë me mbrojtësin e Benficas, Alejandro Grimaldo.