United kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës (VIDEO)

Manchester United është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Sport

20/04/2017 23:32

Skuadra e Jose Mourinhos ka siguruar kualifikimin kundër Anderlechtit vetëm pas vazhdimeve.

Rezultati i 90-minutëshit në “Old Trafford” ishte 1:1, kështu që loja ndeshja në vazhdime.

Golin vendimtar për Unitedin e realizoi Marcus Rashford, duke ia siguruar ekipit të tij fitoren 2:1.

Paraprakisht, Henkrikh Mkhitaryan shënoi për vendësit, ndërsa Hanni për mysafirët.
/Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x5j2igj_hanni-goal-vs-man-united-1-1-europa-league-20-04-2017_sport

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy