United kryeson garën për Gundogan

Skuadra e Manchester United është duke kryesuar garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan.

Sport

06/01/2015 14:17

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja angleze, Daily Express, mësojmë se United është lider në garë për shërbimet e mesfushorit, Gundogan.

Kontrata e 24 vjeçarit me skuadrën e Dortmundit përfundon në vitin 2016, mirëpo ai mund të largohet që tani nga skuadra gjermane.

Besohet se anglezët janë të gatshëm që në ditët në vijim, të dërgojnë një ofertë zyrtare prej 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e këtij mesfushori.