United kërkon Cabayen

Manchester United është futur seriozisht në garë, për të siguruar shërbimet e lojtarit të PSG-së, Yohan Cabayes, i cili po tregon formë tejet të dobët te skuadra franceze.

Sport

10/11/2014 13:13

Manchester United i është futur garës, që së bashku me Arsenalin dhe Liverpoolin, janë duke kërkuar shërbimet e francezit që luan për skuadrën e PSG, Yohan Cabaye.

E përditshmja angleze, Daily Express raporton se Cabaye nuk është duke treguar formën e tij të mirë te PSG, dhe kështu një rikthim i tij në Premier Ligë duket mëse i mundshëm.

Skuadrat ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të tij, mirëpo një gjë e tillë pritet të bëhet në ditët në vazhdim, sidomos gjatë afrimit të merkatos dimërore.