United e ‘dobëson’ Dortmundin, ia merr yllin e skuadrës

Manchester United po monitoron Christian Pulisicin e Borussia Dortmundit.

Sport

21/12/2017 19:33

19 vjeçari po cilësohet si njëri nga talentët më të mëdhenj të futbollit në ditët e sotme, pas paraqitjeve te skuadra gjermane dhe në kombëtaren amerikane të futbollit.

Jose Mourinho është vënë në kërkim të një lojtari të krahut dhe një ‘playmaker’, duke bërë që të monitorohen lojtarët si Pulisic, Malcom i Bordeaux dhe Willian i Chelsea.

Në listën e gjerë të Jose Mourinho është edhe Mesut Ozil i Arsenalit, e nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit në futbollin anglez e Gareth Bale të Real Madridit./Lajmi.net/