United e dëshiron Cuadradon në janar

Skuadra e Manchester United është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e anësorit të Fiorentinës, Cuadrado, menjëherë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sport

14/12/2014 11:28

Mediat italiane, më saktësisht Mediaset, raporton se Manchester United ka ritkhyer interesimin për shërbimet  Juan Cuadrados.

Besohet se trajneri i skuadrës nga Old Trafford, Louis Van Gaal dëshiron që të transferojë lojtarin menjëherë gjatë janarit.

Përndryshe, Cuadrado konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në Serie A, teksa gjatë verës është kërkuar shumë edhe nga skuadra e Barcelonës.