United e Barcelona, pas Martinezit

Manchester United dhe Barcelona janë në garë për Javi Martinezin. Mesfushori spanjoll është i pakënaqur me minutazhin që po i ofrohet në Bayern Munich, kështu që është duke e konsideruar largimin gjatë verës.

Sport

25/04/2014 22:00

Javi Martinez mund të largohet nga Gjermania gjatë verës. Mesfushori spanjoll është bërë objektiv i dy gjigantëve të futbollit evropian, Manchester United dhe Barcelona, njofton Football Direct News.

25 vjeçari nuk po arrin të luajë në mënyrë konstante nën drejtimin e Pep Guardiolas, kështu që ish futbollisti i Athletic Bilbaaos po e konsideron mundësinë e largimit gjatë verës.

Bayern Munichu i kishte shpenzuar afro 40 milionë euro për të gjatë gushtit të vitit 2012, por tash sigurisht që nuk do të mund ta shesë me atë shifër.

Marouane Fellaini po has në vështirësi për t’u përshtatur tek ‘Djajtë e Kuq’, kështu që përfaqësuesi spanjoll shihet si përforcim ideal për fazën defanzive të ekipit nga Old Traffordi.

Gjithashtu, edhe gjiganti katalunas është në kërkim të përforcimeve, pasi e mori lejen nga FIFA që të bëjë transferime gjatë verës, kështu që nuk përjashtohet mundësia që mesfushori defanziv të përfundojë në Camp Nou.