United, City e Arsenal pas Xavit

Manchester City dhe Arsenal ia kanë vënë syrin mesfushorit spanjoll Xavi Hernandez. Barcelona planifikon të bëjë ndryshime gjatë verës dhe veterani spanjoll mund të largohet nga Camp Nou.

Sport

12/05/2014 11:01

Xavi Hernandez mund ta përfundojë eksperiencën tek Barcelona. Veterani i mesfushës mund të zbarkojë në Angli gjatë verës.

Sipas mediave britanike, gjigantët e Premierligës, Manchester United, Manchester City e Arsenal, janë duke e monitoruar me kujdes situatën e përfaqësuesit spanjoll.

Sipas tabloidit ‘Daily Star’, Xavi do t’i konsiderojë këto oferta, për të marrë më pas vendimin definitiv nëse do të mbetet në Barcelonë edhe një sezon apo jo.

Xavi së fundmi nuk është ai i moçmi, pasi ka rënë paksa nga forma. Sidoqoftë, ai synon ta drejtojë Spanjën drejt titullit të kampionit të botës, për herë të dytë.