United befason të gjithë, transferon mbrojtësin 33 vjeçar

Drejtuesit e Manchester United mezi po presin ardhjen e afatit kalimtar të janarit, për të forcuar skuadrën pas një fillim sezoni për t’u harruar sa më parë.

Sport

04/10/2018 10:43

Një nga pozitat që Manchester United është e interesuar të rrisë konkurrencën është faza e mbrojtjes, ku edhe i janë shfaqur problemet më të mëdha kësaj skuadre.

‘Mirror’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar të transferojnë kapitenin e Kombëtares së Suedisë, Andreas Granqvist.

33 vjeçari ka të zhvilluar 11 ndeshje në Premierligë, ku para 11 viteve ka qenë pjesë e Wigan Athletic.

Granqvist aktualisht është pjesë e skuadrës Helsingborgs, për të cilët ka zhvilluar pesë ndeshje./Lajmi.net/