United, 31.5 milionë për Lloris

Manchester United është duke përgatitur një ofertë të çmendur prej 31.5 milionë euro, për të siguruar shërbimet e portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris.

Sport

02/12/2014 16:43

Mediat angleze, më saktësisht e përditshmja, Daily Express raporton se United është duke përgatitur një ofertë prej 31.5 milionë euro për shërbimet e Lloris.

Besohet se Louis Van Gaal është duke shikuar të gjejë një zëvendësues për De Gean, i cili mund të transferohet te Real Madridi.

Los Blancos besohet se shumë shpejtë do të transferojnë De Gean, pasi vetëm ai konsiderohet si zëvendësues i denjë i Casillasit.