Unioni i Biznesmenëve Shqiptar në Gjermani mbajti Kuvendin zgjedhor

Unioni i Biznesmenëve Shqiptar në Gjermani mbajti  sot Kuvendin e parë zgjedhor ku u rizgjodh kryetar Nazmi Viqaj

Lajme

03/05/2016 16:58

 

Ndërkaq nënkryetar u zgjodhën Gani Nuha dhe Zenun Krasniqi,sekretar Nexhmedin Veliqi,anëtar të kryesisë Vllaznim Kelmendi, Mustaf Abazi dhe DR Albert Hashimi.

Në këtë kuvend ishin të pranishëm mbi 200 afaristë dhe shumë mysafirë nga Qeveria,në mesin e tyre ish edhe biznesmeni i njohur shqiptar z.Lazim Destani pronar i firmës Ekolog, shkruan lajmi.net.

Destani i përshëndeti te pranishmit me një fjalë rasti dhe i përgëzoj për organizimin e këtij kuvendi.

Ndërkaq, Viqaj gjatë fjalës se tij tregoj për projektet e përfunduara nga Unioni dhe për punët në vazhdim të cilat pritet të përfundojnë.

Vllaznim Kelmendi i pyetur se si ishte mbajtja e këtij kuvendi tha se Unioni zgjodhi kryesinë dhe kryetarin në mënyrë demokratike.

Ai shtoi se Unioni është i rëndësishëm sepse “bën bashkimin” e afaristëve shqiptarë.

“Kuvendi i mbajtur sot këtu në Gjermani ishte shembull për gjithë Unionet e tjera. Çdo gjë shkoi siç është më së miri, mbi të gjitha ishte zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë, në mënyrë demokratike. Unioni është mjaft i rëndësishëm për afaristët shqiptarë sepse bën bashkimin e tyre”, tha Kelmendi./lajmi.net

unioni2 unioni1 unioni