Unikkatil po vjen “kah Evropa”, këto janë fjalët e tij

Tashmë janë bërë publike lajmet se do jetë në shtetet e Evropës për koncerte.

ShowBiz

24/04/2018 19:40

Por, para së të vij këtëj, reperi shqiptar Unikkatil ka ca fjalë për të thënë, shkruan lajmi.net

Ai në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet bashkë me Klepton dhe Milot Krasniqin dhe fotos ia la një shkrim ku tha se para se të niset nga Evropa ka gjuajtur në shenjë, ku i shihet edhe revolja në belë.

Ky shkrim i tij nga ana tjetër mund të nënkuptohet si një ‘diss’ për kolegët e tij, duke u treguar atyre se si “goditet” në shenjë përmes koncerteve, të tilla ai i ka të rezervuara që moti.

Kujtojmë që Unikkatil së fundmi po shijon edhe suksesin e këngës së tij ‘1 milion rrugë’./Lajmi.net/

Pak “target practice” para se me u nisë kah Evropa ?.

A post shared by UniKKatiL (@unikkatilofficial) on