Unikkatil përsëri merr fronin nga Baba Stars – Lajmi.net
Unikkatil përsëri merr fronin nga Baba Stars
Autori: Lajmi.net EntertainmentKënga e javës 12:32, 16 September 2015
Unikkatil
Unikkatil
Rezultatet e ‘Këngës së Javës’ – Java 9.

Kënga ‘Për qato’ nga Unikkatil përsëri ka arritur të marrë më shumë vota duke u shpallur ‘Kënga  e Javës’ për herë të pestë.

Përsëri, për shumë pak vota ‘S’jena mo’ nuk ka arritur të mbajë vendin e parë në të cilin është pozicionuar javën e kaluar.

‘Për qato’ ka mposhtur ‘S’jena mo’ me diferencë prej vetëm 25 votash, duke treguar kështu se gara është ende shumë e ngushtë mes këtyre dy këngëve.

‘Ama dorën’ nga Xhensila dhe Mozzik ka debutuar suksesshëm në top listë, duke u pozicionuar në vendin e tretë ndërsa ‘Gansta Love’ është ngritur për një pozitë, duke marrë vendin e katërt.

‘Love me’ dhe ‘Shumë pis’ po vazhdojnë të votohen dhe duket se kanë siguruar vendin në ‘Këngën e Javës’ , ndërsa bashkëpunimi ‘Nuk ta Fal’ nga Shkumbin Ismajli dhe Poni ka rënë për shumë pozita, duke marrë vendin e tetë.

Gara për ‘mbijetesë’ këtë javë ka qenë mes ‘Holla’ dhe këngës më të re nga Klajdi Haruni ‘Vallja e verës’, dhe kënga e Klajdit nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të vazhduar në top listë.

  1. Për qato – Unikkatil – +1
  2. S’jena mo – Majk ft. Ghetto Geasy – -1
  3. Ama dorën – Xhensila ft. Mozzik – ER
  4. Gangsta Love – Çiljeta ft. Noizy – +1
  5. Love me – Elvana ft. Bruno – -1
  6. Shumë Pis – Era Istrefi ft. Ledri –PN
  7. Premtimet – Kida ft. Mozzik – PN
  8. Nuk ta fal – Shkumbin Ismajli ft. Poni -5
  9. Holla – Cozman ft. Tuna – -1
  10. Vallja e verës – Klajdi Haruni – ER

PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

*Për të parë të gjitha votat, klikoni këtu.

Fjalët kyçe: Kënga e Javës

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball