Unikkatil: Me pas Bajram çdo ditë unë i kisha pasë….

Unikkatil është një nga reperët më të famshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

15/06/2018 20:15

Ai nuk është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, por atë që e sjell shndërrohet menjëherë në hit, shkruan lajmi.net.

Unikkatil është goxha aktiv në rrjete sociale, e së fundi përmes tyre ka shfrytëzuar rastin t’i urojë të gjithë besimtarët me rastin e festës së Bajramit.

“Me pas Bajram çdo ditë unë i kisha pasë 200 kg ?. Me fat Fitër Bajramin ton Shqiptarëve t’besimit Islam!!”, ka shkruar ai mbi një imazh duke ngrënë bakllava.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Unikkatil është “Ni milion rrugë”, që ka marrë 4 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/