Unikkatil feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

Reperi Viktor Paloka i njohur në publik si Unikkatil sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

18/03/2018 08:02

Reperi mbush plot 37 vite jetë, duke pasur një karrierë të suksesshme në muzikë, shkruan lajmi.net.

Tash e sa vite ai jeton në SHBA, ndërsa nuk i preferon paraqitjet në ekranet televizive, por çdo këngë e tij rezulton shumë e suksesshme.

Në vitin 2012, Unikkatil kishte mbajtur koncert madhështor në Prishtinë, ku ishin të pranishëm numër i madh i fansave të tij.

Ai ka pranuar urime të shumta në adresë të tij që në orët e para të datës së sotme. /Lajmi.net/