Unifikim në luftën kundër ISIS-it

Sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, që goditën në zemër të Francës dhe Evropës në tërësi, kanë sjellë kërcënimin terrorist që vjen nga Shteti Islamik (ISIS) në krye të agjendës së politikës së jashtme. Për mua, përgjigjja e sulmeve të tilla nuk mund të jenë mbyllja e dyerve dhe dritareve tona. Ti dorëzohemi mënyrës se si jetojmë, të heqim dorë nga shoqëritë tona të hapura, do të ishte të luajmë në duart e terroristëve.

Opinion

01/01/2016 22:02

Por përgjigja jonë duhet të jetë para se gjithash, një politikë: me më shumë vigjilencë në shtëpi dhe bashkëpunim më intensiv me autoritetet e sigurisë së partnerëve tanë. Ne në Perëndim duhet të tregojmë vendosmëri në luftën kundër përjashtimit social që ushqen tjetërsimin, që nënkupton rritjen e përpjekjeve tona për integrimin e myslimanëve dhe emigrantëve tjerë në të gjitha nivelet. Në të njëjtën kohë, ne duhet të trajtojmë të keqen e ISIS-it në vendet ku filloi: Irak dhe Siri.

Në natën e sulmeve në Paris, Gjermania i premtoi Francës se do të qëndrojmë në anën e saj. Ne vendosëm së fundmi se përgjegjësia jonë për të mbajtur këtë premtim, përfshin një kontribut ushtarak në luftën kundër ISIS-it.

Natyrisht, të gjithë e dimë se terrorizmi nuk mund të mposhtet vetëm me bomba. Por ne gjithashtu e dimë se kërcënimi që vjen nga ISIS nuk do të tejkalohet pa mjete ushtarake, dhe atë vetëm nëse ISIS kundërpërgjigjet ushtarakisht , pas një viti nuk do të mbes asgjë mbi atë në të cilën do të mund të ndërtonim një zgjidhje politike për Sirinë dhe Irakun.

Së fundmi kam qëndruar për dy ditë në Irak. Gjatë vitit të kaluar, ISIS është përzënë me sukses nga një e katërta e territorit që dikur e kontrollonte. Por detyrat më të vështira në përballjen e ISIS qëndrojnë para nesh. Tre komponentë janë vendimtarë për suksesin e strategjisë sonë politike.

Komponenti i parë është mbështetja e atyre që i kundërvihen ISIS-it. Vendimi i Gjermanisë gjatë verës që të furnizojë Peshmergan kurde me armë dhe municione nuk ishte edhe pa rreziqe, por ishte një veprim i drejtë. Në nëntor, falë mbështetjes gjermane, Peshmerga çliroi qytetin Sinjar, ku ISIS kishte kryer masakra të tmerrshme.

Së dyti, e dimë nga konfliktet e mëparshme se sa i rëndësishëm është rikthimi i besimit tek opinioni në zona e çliruara nga ISIS-i. Kjo edhe është arsyeja pse jemi duke investuar në stabilizimin e këtij rajoni, duke rindërtuar forca policore, shkolla, rrjete të energjisë elektrike, si dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Në saje të ndihmës gjermane, më shumë se 150.000 njerëz janë rikthyer në shtëpitë e tyre pas çlirimit të qytetit Tikrit.

Komponenti i tretë i strategjisë është më i vështirë për tu realizuar, por vazhdon të jetë më i rëndësishëm. Në afat të gjatë, konfliktet dhe kaosi që i mundësoi ISIS-it të përhapet në radhë të parë, mund të tejkalohet vetëm nëse gjitha grupet e popullsisë në Irak dhe Siri kanë një perspektivë të përbashkët politike.

Në Irak, kryeministri Haider al-Abadi ka lansuar një program të guximshëm të reformave për të hapur rrugët drejt pjesëmarrjes më të madhe politike nga ana e sunitëve. Në Siri, një proces i tillë politikë është sigurisht një rrugë ende e gjatë; megjithatë, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që të punojmë në këtë drejtim.

Politika e jashtme gjermane është në ballë të këtyre përpjekjeve. Unë kam pasur biseda të panumërta (dhe shpesh të vështira) në Riad, Teheran, Ankara, Bejrut, Aman dhe Vjenë, gjatë vitit të fundit për të ndihmuar në kapërcimin e hendekut midis vendeve të rajonit, dhe në këtë mënyrë kemi frenuar forcat e tyre që të ndeshen me njëra-tjetrin në Siri.

Jam i inkurajuar nga fakti, që për herë të parë pas gati pesë viteve të luftës civile, kemi arritur të sjellim gjitha shtetet kryesore në tryezën e bisedimeve në Vjenë, dhe jemi dakorduar mbi një plan udhëzues për armëpushim dhe një proces të tranzicionit politik. Është shumë herët për t’u festuar, por të paktën ekziston një konsensus minimal – të ndarë jo vetëm me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe me Iranin dhe Arabinë Sauditë, që sjellë një rrugë përpara zgjedhjes së konfliktit në Siri. Takimi i grupeve opozitare siriane në Riad gjatë dhjetorit, ishte hapi i parë drejt kësaj rruge.

Arritja e një marrëveshje politike do të jetë një udhëtim i gjatë dhe i vështirë, dhe rezultati nuk do të jetë tërësisht në duart tona. Disa nga partnerët për të cilët kemi nevojë në bord, janë duke ndjekur interesat ndryshe nga ne.

Por duke u ankuar për kompleksitetin e situatës në Siri nuk është një zëvendësim për veprim. Fakti se disa realitete politike nuk përshtaten me miqtë, nuk mund të jetë justifikim për të qëndruar duarkryq dhe të presim derisa antagonizmat dhe konfliktet e rajonit të zgjidhen vetvetiu, ose derisa të mos mbetet asgjë nga shteti sirian apo institucionet e mbetura.

Negociatat e suksesshme për të frenuar programin bërthamorë të Iranit, treguan se diplomacia e vazhdueshme e mirëbesimit mund të funksionojë. Gjithashtu, në Libi me një diplomat gjerman me përvojë në krye të bisedimeve që po mbahen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, tregon se kemi mundësi të gjejmë rrugë politike të kthejmë një shtet ligjor.

Si politikëbërës të huaj, ne duhet të përballemi me realitetin, me të gjitha pasiguritë e saj, dhe të marrim përgjegjësinë për dy veprimet dhe mosveprimet tona, madje edhe kur nuk ka garanci për sukses. Kjo e bën atë më të rëndësishme që jemi të sigurt. Ne nuk do të jemi në gjendje ti kundërvihemi ISIS-it dhe kërcënimit nga terrorizmi islamik duke tërhequr urën lëvizëse; ajo çfarë na duhet është këmbëngulja dhe një strategji politike që kërkon kujdes të integrimit ushtarak, humanitar dhe natyrisht angazhim politik.

Frank Walter Steinmeier është ministër i jashtëm i Gjermanisë

Ky opinion është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, anëtar i së cilës është edhe lajmi.net)