UNICEF me deklaratë të zbrazët: S’kemi fjalë për vuajtjet e fëmijëve sirianë

Fondacioni i OKB-së për fëmijë, UNICEF, ka publikuar një deklaratë të zbrazët me qëllim që të shprehë mllefin në lidhje me viktimat në mase të fëmijëve sirianë nëpër enklavat në lindje të Ghuota dhe Damascus.

Bota

21/02/2018 09:23

“Nuk ka fjalë që do të ishte e drejtë për të folur për fëmijët e vrarë, nënat, baballarët dhe më të dashurit e tyre” fillon letra e drejtorit regjional të UNICEF, Geert Cappalaere.

Me pas vazhdojnë dhjetë rreshta të zbrazet të futur në thonjëza dhe një përshkrim si referencë.
“UNICEF po e publikon këtë deklaratë të zbrazët. Ne kemi ngelur pa fjalë për të përshkruar vuajtjet e fëmijëve dhe mllefin tonë”

“A u kanë mbetur fjale atyre që po i shkaktojnë këto vuajtje për t’i arsyetuar veprimet e tyre barbare?” thuhet në deklaratë.

Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kane rrethuar afërsisht 400,000 civilë brenda pjesës lindore të Ghouta-s për vite me radhë, megjithatë rrethimi është shtrënguar këtë vit dhe sulmet ndaj kësaj enklave janë intensifikuar.

Taktikat e rrethimin dhe sulmet nëpër zona ku ka civilë janë në kundërshtim me “rregullat e luftës” të miratuara ndërkombëtarisht.

Forcat pro-qeveritare kanë hedhur bomba nga ajri në lindje të Ghouta-s, të hënën gjatë natës dhe mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Më shumë se 100 persona kanë mbetur të vdekur nga këto sulme.

A Syrian man carries a wounded infant at a makeshift hospital in the rebel-held town of Douma, 20 February 2018

Children walk along a street with rubble an damaged buildings in the background.