UNICEF-i ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive – Lajmi.net
UNICEF-i ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 11:49, 9 May 2017
UNICEF-i dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara kanë bërë nënshkrimin e marrëveshjes për involvimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në aktivitete sportive, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi për të ofruar aktivitete gjithëpërfshirëse të lojës dhe sportit, shërbime të drejtpërdrejta të shëndetit dhe të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët 6-8 vjeç dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale duke përfshirë edhe familjet e tyre dhe komunitetin.

Fëmijëve 6-8 vjeç do t’u jepet mundësia për të zhvilluar  aktivitete fizike, të tregojnë guxim, të gëzojnë të drejtën dhe të marrin pjesë në shkëmbimin e aftësive dhe miqësisë me familjet dhe komunitetin.

Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë arrin afër 200 individë me aftësi të kufizuara intelektuale në 4 qytete të Kosovës.

Përveç kësaj, bashkëpunimi midis UNICEF-it dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit për nevojat dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të ndikuar mbi qeveritë kombëtare që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball