“Unfinished Business” dështimi i radhës në Hollywood (VIDEO)

Komedia më e fundit me Vince Vaughn e Dave Franco është dështimi i kësaj jave, kryesisht të dobët në Boxoffice.

ShowBiz

09/03/2015 22:30

Kampioni i javë është roboti “Chappie” në të cilin luajnë Hugh Jackman e Dev Patel, që ka arritur të mbledhë 13.3 milionë $ megjithëse pritjet ishin më të mëdha.

Derisa “Chappie” ka arritur disi të triumfojë, duke lënë “Focus” me Will Smith e Margot Robbie në vendin e dytë, premiera tjetër e kësaj javë, komedia “Unfinished Business” ka pësuar dështim pasi ka arritur të mbledhë 4.8 milionë $ duke u bërë dështimi më i madh në karrierë deri tani për Vaughn, transmeton koha.net.

“Kingsman: The Secret Service” dhe “Fifty Shades of Grey” kanë arritur që ende të qëndrojnë në top dhjetëshe.

Javën tjetër është premiera e filmit të Disney “Cinderella” dhe ekspertët e Boxoffice presin që ky t’i ndihmojë të rriten fitimet.

YouTube player