“Unë për ty” kënga më e re nga Enis Bytyqi

Anëtari i labelit "On Records", Enis Bytyqi është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

15/04/2018 13:01

Enisi këto ditë vjen me projekt të ri, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

“Unë për ty” mban titullin kënga e re nga këngëtari, e cila vjen e vizuelizuar edhe me videoklip, ndërsa trajleri i këngës është publikuar në Instagramin e Enisit.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur edhe bashkëpunëtorët e tij në këtë klip, e që janë Irkenc Hyka dhe Petro Xhori.

Kujtojmë që “Sikur ajo” është kënga e fundit nga Enisi, e lansuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

new song coming soon ?? #uneperty #newsingle @irkenc.hyka @martin_flindt @petroxhori

A post shared by Enis Bytyqi (@enisbytyqiofficial) on