Unë nuk kisha skandale si president, thotë Obama

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama tërthorazi ka kritikuar pasardhësin e tij, Donald Trump, duke thënë se gjatë tetë vjetëve të tij si president nuk kishte bërë asnjë skandal.

Bota

25/05/2018 23:44

“Nuk bëra skandale, gjë për të cilën nuk duhet të më kritikoni”, ka thënë Obama duke bërë shaka në konferencën teknologjike Oktane18.

Duke folur për administratën e tij, Obama ka thënë se largimi nga Shtëpia e Bardhë pa dëmtuar reputacionin është një gjë jo edhe aq e vogël.

“Nëse shikoni historinë e presidencave moderne, të dalësh nga ajo presidencë pa u futur askush në burg është gjë e mirë. Gjë shumë e madhe”, ka thënë ai, transmeton Newsweek.

Obama theksoi se askush në administratën e tij nuk ishte futur në probleme duke bërë gabime.

Kritikët e Obamas mund të mendojnë më ndryshe për këto deklarata të tij, pasi shpesh është kritikuar për sulmin e ambasadës amerikane në Benghazi që mbeti i vrarë ambasadori Christopher Stevens dhe tre diplomatë tjerë, pastaj edhe dështimin për të mbyllur burgun e Gauantanamos.