“Unë Naser Ali Rugova nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër”!

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar edhe një herë pasi që emri i tij u përfol sërish sot si deputeti që bashkë me Teuta Rugovën do të votojnë për Ramush Haradinajn kryeministër.

Lajme

15/07/2017 10:16

“Prapë e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimmarrëse të LDK- së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj”, ka thënë Rugova, transmeton lajmi.net.

E qëndrimi i LDK-së dhe GP të kësaj partie është që në asnjë mënyrë Haradinaj të mos votohet për kryeministër.

Sipas tij, qëndrestarët gjithmonë ia dalin!

“Vetëtima gjuan lisat e jo hithrat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon”, thotë Rugova. /Lajmi.net/