UNDP dhe Ambasada Gjermane mbështesim sektorin e sigurisë në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë do të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë.

Lajme

15/10/2018 07:51

Iniciativa e re, e cila do të jetë pjesë e Projektit të Sigurisë së Kosovës (KSSP), synon të mbështesë institucionet e Kosovës në kontrollimin e posedimit dhe qarkullimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe përmirësimin e hetimin të krimeve me armë.

Shkëlqesia e tij, Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, njëkohësisht Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, do të nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë të përgjithshme prej më shumë se 130 mijë euro.