Undecima për Real Madridin pas penalltive (VIDEO)

Real Madrid e ka fituar titullin e 11-të në Ligën e Kampionëve, pas ekzekutimit të penalltive ndaj Atletico Madridit.

Sport

28/05/2016 23:35

Real Madrid e ka mposhtur Atletico Madridin 5:3 në penallti, 6:4 me rezultat të përgjithshëm, për ta fituar titullin e 11-të në Ligën e Kampionëve në histori të klubit.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1:1, andaj u desht ekzekutimi i penalltive për ta përcaktuar kampionin.

Ramos shënoi për Realin gjatë lojës, ndërsa Carrasco për Atleticon.

Në penallti, Juanfran dështoi për “Los Colchoneros”, ndërsa të gjithë futbollistët e Realit ishin të saktë, me Ronaldon që e realizoi penalltinë vendimtare./Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x4da3yk_all-penalties-hd-5-3-real-madrid-1-1-atletico-madrid-28-04-2016_sport

http://www.dailymotion.com/video/x4d9vwv_all-goals-hd-real-madrid-1-1-atletico-madrid-28-05-2016-hd_sport