Unaza e mençur

Përderisa orët dhe varëset e mençura kanë zënë vend në teknologjinë e ditëve të sotshme, një pajisje tjetër është e gatshme gjithashtu që t'i bashkohet kësaj hapsire.

Auto & Tek

04/09/2014 00:38

Pas lansimit të byzylykut të mençur në vitin 2013, Mota ka zbuluar një unazë të mençur që zë hapsirë më të vogël në trupin tuaj por ende premton të njëjtin lloj të njoftimeve në ekran nga celularët tuaj.

E zbuluar zyrtarisht në shfaqjen IFA në Berlin, Mota SmartRing është projektuar si një unazë njoftuese për gishtin tuaj, duke dërguar përditësime kur merrni ndonjë mesazh të ri, e-mail, ngjarje kalendarike dhe thirrjet, transmeton Lajmi.net.

E optimizuar për përdorim në të dyja pajisjet si iOS dhe Android, unaza e mençur mund të shpërndajë njoftime nga Twitter dhe Facebook.

Unaza ofrohet në dy dizajne, të zezë dhe margaritarë të bardhë.