Unai Emery gjen zëvendësuesin e Mesut Ozil

Duket se Unai Emery dhe Mesut Ozil nuk e kanë ndërmend të përmirësojnë raportet e tyre.

Sport

14/02/2019 23:56

Përkundrazi, së fundmi raportohet se trajneri i Arsenal ka gjetur zëvendësuesin e ish reprezentuesit të Gjermanisë.

‘Calciomercato’ raporton se anëtari i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, shihet si zëvendësuesi i Ozil, transmeton lajmi.net.

Emery thuhet ta ketë pikasur lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, por e kishte të pamundur të kryente transferimin e tij.

Havertz ka shënuar 11 gola këtë sezon me Leverkusen. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Arsenal. /Lajmi.net/