Umtiti e ka një kërkesë për Barcelonën

United shfaqi interesim për Umtitin, i cili ka klauzolë lirimi prej 60 milionë euro në kontratën e tij, në fillim të afatit kalimtar dimëror dhe ishte i gatshëm ta paguante qendërmbrojtësin 6 milionë euro në sezon.

Sport

14/02/2018 20:43

Samuel Umtiti dëshiron që Barcelona t’i paguajë rrogë të ngjashme më atë që ia kishte ofruar Manchester United para se të nënshkruante kontratë të re në “Camp Nou”.

United shfaqi interesim për Umtitin, i cili ka klauzolë lirimi prej 60 milionë euro në kontratën e tij, në fillim të afatit kalimtar dimëror dhe ishte i gatshëm ta paguante qendërmbrojtësin 6 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi francez është i lumtur në Barcelonë, e cila duhet tani të vendosë sa shumë të shpenzojë për Umtitin në tentim për ta siguruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.